Përdoruesit në Reddit e kanë krijuar një listë të futbollistëve të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, por për të cilat lidhje nuk është folur shumë në botën e futbollit.
Përderisa shumë tifozë të futbollit mund t’i njohin rastet si vëllezërit Charlton apo familjen Fedinand, disa lidhje të tjera familjare kanë qenë të komentuara shumë më pak në rrjete sociale.
Njëra ndër lidhjet që ka marrë më së shumti vëmendje në rrjetet sociale ishte lidhja mes Luka Modricit të Real Madridit dhe futbollistit të Premierligës, Mark Vidukas, pasi që ata të dy janë kushërinj.
Rastet që kanë marrë më së shumti vëmendje në rrjete sociale:
Luka Modric dhe Mark Viduka – kushërinj
Thiago Alcantara dhe Rafinha – vëllezër
Jay-Jay Okocha dhe Alex Iwobi – dajë dhe nip
Lionel Messi dhe Bojan Krkic – kushërinj të katërt
Kevin-Prince Boateng dhe Jerome Boateng – gjysmë-vëllezër
Leroy Fer dhe Patrick van Aanholt – kushërinj
Gini Wijnaldum dhe Royston Drenthe – kushërinj
Carl Cort, Leon Cort dhe Ruben Loftus-Cheek – gjysmë-vëllezër
Lomana dhe Kazenga LuaLua (vëllezër) – kushërinj me Yannick Bolasie
Juninho Paulista dhe Philippe Coutinho – kushërinj të largët
Didier Drogba dhe Olivier Tebily – kushërinj
Romelu Lukaku dhe Jordan Lukaku (vëllezër) – kushërinj me Boli Bolingoli
Jordan dhe Andre Ayew (vëllezër) – djemtë e Abedi Pele
Ndër rastet më të komentuara është edhe lidhja mes Messit dhe Krkicit pasi që ata të dy edhe luajtën për një kohë bashkë në Barcelonë, transmeton gazetaexpress.