“Lista Serbe e di që s’ka më barrikada, prandaj po kërcënojnë me largim nga institucionet”

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Sheholli – Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë që Lista Serbe e di që nuk mund të vendosin më barrikada, andaj po kërcënojnë me tërheqje nga institucionet e Kosovës. 

Sheholli në Prime Time tha se tërheqja e tyre nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ishte rrezik i madh, pasi që paralizimi i shtetit do të ishte shumë e rëndë, raporton Gazeta10. 

“Lista Serbe, e di që më nuk mund të vendosë barrikada në rrugë. Këtë e kanë nga komandanti i KFOR-it, janë të vetëdijshëm që nuk mund të vendosin barrikada, pra janë vendosë në konceptin politik – lirimi i pozicioneve në institucione, e që do të ishte rrezik i madh”, ka thënë ai. 

Sheholli më tej ka thënë se u kanë bërë thirrje Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, që t’i vizitojnë komunat serbe, dhe t’i dëgjojnë hallet e tyre.

Të ngjashme