Nga Lista Serbe thonë se lëvizjet e fundit politike në Kosovë janë një lojë në kërkim të poenëve politikë.
“Është e qartë që lëvizjet e fundit politike në Prishtinë janë të orkestruara për të bashkuar faktorin politik shqiptarë nga të gjitha partitë, që nënkupton presion më të madh për serbët që jetojnë në Kosovë dhe për përfaqësuesit e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata thonë se janë në dijeni se pas dorëheqjes së Haradinajt, do të ketë një presion në rritje për serbët, duke potencuar se janë të gatshëm edhe për sfida më të vështira.
“Lista Serbe” thotë se e kanë kuptuar lojën e Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, që sipas tyre “nuk do të ketë sukses për t’i ndarë”.
“Ne iu themi atyre në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtare që e kemi kuptuar mirë lojën dhe manipulimin e tyre, por nuk do të kenë sukses për të na ndarë, sepse ne jemi në vetëdijshëm për unitetin dhe mbështetjen e popullit nga Serbia dhe nga presidentit Vuçiq”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Në fund ata kanë kërkuar mbështetje nga Serbia.
“Lista Serbe do të vazhdojë të bashkëpunojë padyshim me presidentin e Serbisë, për të mbrojtur interesat e popullit serb, dhe mbi të gjitha të drejtën për paqe. Fjalët e sotme të presidentit serb na kanë dhënë besim se të gjithë së bashku do të jemi më të sigurt dhe me të ardhme më të mirë për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë”, përfundon reagimi.
Lista Serbe ishte treguar e gatshme që t’i jepte votat për mocionin e LDK’së dhe VV-së për ta rrëzuar Haradinajn nga pushteti.
Aleksander Vuçiq në një konferencë për media ku ka folur për dorëheqjen Ramush Haradinajt, ndër të tjera ka thënë se populli serb në Kosovë mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Serbisë.