Lista Serbe e shqetësuar me heshtjen ndërkombëtare për serbët e arrestuar

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 11:24 | Nga

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për serbët e arrestuar në Gjilan, shkakton shqetësim tek serbët.

“Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë dhunë brutale është diçka që krijon mosmarrëveshje midis serbëve në Kosovë, e cila nuk duhet të ndodhë thjesht kur të jemi në fazën e negociatave,” tha ai për TV Prva, transmeton Klan Kosova.

Gjatë së martës pesë serbë janë arrestuar dhe më pas liruar në Shillovë të Gjilanit nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme