Edhe pse munguan në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe tashmë janë deklaruar për gjendjen politike në vend.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se nuk kanë frikë nga zgjedhjet e mundshme të reja parlamentare të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë”, ka thënë shkurt Rakiq duke u përgjigjur në pyetjen e nëse është e mundur që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.