Lista Serbe kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një institucion i nevojshëm për mbijetesën e popullit serb, jo teka e askujt”, deklaroi Lista Serbe, pas diskutimit të sotëm për Asociacionin, takim ky i organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Lista Serbe thotë se në këtë takim e kanë përsëritur qëndrimin e tyre se “Formimi i Asociacionit është obligim i Prishtinës, i cili është marrë në formë të obligimit ndërkombëtar, e më pas është ratifikuar në Kuvendit e Kosovës me shumicë dy të tretash”, shkruan kossev.info.

Po ashtu, Lista Serbe, sipas njoftimit theksoi se është e nevojshme që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

“U theksua qartë se formimi i Asociacionit duhet të zbatohet siç është rënë dakord në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015”, tha Lista Serbe.

Sipas tyre, “vetëm Ekipi Menaxhues” është përgjegjës për hartimin e Statutit të Asociacionit, “dhe jo dikush tjetër”, dhe se pikërisht këtë e kanë theksuar në këtë takim.

Të ngjashme