Lista Serbe në takim me Palmerin dhe Kosnettin

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Listës Serbe është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Ambasadorin Philipp Kosnett.

Në këtë takim siç njofton Lista Serbe temë e diskutimit ka qenë situata në Kosovë, në veçanti vazhdimi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Goran Rakiq me bashkëpunëtorë kanë kërkuar që të largohet taksa 100 përqind që sipas tyre ka bllokuar dialogun.

“Sa për pjesëmarrjen në Qeveri, ne nuk do të ishim pjesë, sepse ne s’kemi nevojë për ato funksione, por që vetëm për të mbrojtur interesin e serbëve”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme