Lista serbe nisë fushatën duke festuar betimin e Vuçiqit si President

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 19:15 | Nga

Betimi i Aleksandar Vuçiq në postin e presidentit të Serbisë ka ngjallur reagime pozitive tek serbët në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe.

Siç raporton “Novosti”, serbët e Mitrovicës së Veriut kanë organizuar paradë për të festuar betimin e presidentit të Serbisë.

E turmës i është drejtuar edhe kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq, që citohet të ketë përgëzuar Vuçiqin për detyrën e re, duke shprehur besimin se do të kontribuojë në vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të garantojë mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Në këtë mënyrë Lista Serbe e cila garon për Kuvendin e Kosovës ka nisur edhe fushatën e saj por duke u marrë krejtësisht me Serbinë dhe duke premtuar lidhje të fortë me Vuçiqin, raporton Insajderi.

“Vetëm presidenti Vuçiq na garanton me përkushtimin dhe përpjekjet e tij që do të mundësojë pozitën e mirë të serbëve në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat ku jetojnë serbët”, citohet të ketë thënë Simiq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme