Lista Serbe nuk do të votojë pro ndryshimeve të bëra në Ligjin për Lirinë Fetare. Kjo pasi propozimet e kësaj partie nuk janë marrë parasysh nga shumica, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse ndryshimet e bëra në ligj u votuan në Komisioni parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.
Kryetari i këtij komisioni Igor Simiç tha se për shkak të mos votimit të amendamenteve të propozuara nga Lista Serbe ata do të votojnë kundër.
“Ne kemi dhënë amendamente dhe komisioni funksional nuk i ka pranuar ato amendamente të Listës Serbe madje as ato amendamente në lidhje me përkthimin. Në harmoni me Kushtetutën për këtë ligj duhen edhe votat e pakicave pasi që nuk është votuar asnjë amendament i joni dhe ne nuk do të votojmë as në Kuvend”.
“Është një gjë e rëndësishme në amendamentet tona, pra ky Ligj lidhet me ligjin për trashëgimi kulturore dhe ky është amendament i komisionit funksional dhe diçka të tillë nuk ka pas në ligj ne duhet ta shqyrtojmë shtesë”, ka thënë ai.
Kujtim Shala, nga LDK, tha se ligjet e natyrës së tillë janë të ndishme dhe duhet të trajtohen me kujdes
“Ligjet e kësaj natyre që kërkojnë shumicën e deputeteve shqiptarë dhe të komuniteteve kanë natyrë të forte politike dhe marrin fuqi kushtetuese sepse kështu jep kushtetuta jonë pasi që është amandamentuar”.
“Unë nuk do ta diskutojë këtë problemin kushtetues më tutje, por besoj që jo vetëm këto amendamentet të Listës Serbe por edhe amendamentet tjera këtë projektligj e bëjnë shumë më të ndeshem se sa ka qenë dhe duhet të kemi shumë kujdes”.
“Që të jemi të qartë, nëse koleget tanë serbe nuk e përkrahin këtë projektligj ky nuk mund të miratohet dhe gjithë ajo që bëjmë ne është lojë e kotë”, tha ai.
Ai kërkoi nga Lista Serbe që ky Projektligj të votohet.