Lista Serbe ka fituar 44.578, ose 6.12 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës do t’i ketë nëntë nga 10 vendet e garantuara për komunitetin serb.
Lista Serbe e bëri të ditur këtë informatë në bazë të të dhënave që kanë në dispozicion.
Siç njofton kjo listë, deputetët të cilët në seancën e ardhshme të parlamentit të Kosovës do t`i përfaqësojnë interesat e serbëve janë: Slavko Simiq, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviq, Igor Simiq, Verica Ceraniq, Sasa Milosavljeviq, Jasmina Zivkoviq, Jelena Bontiq dhe Srxhan Mitroviq.