Liverpooli është vënë pas portierit të Bayer Leverkusen, Bernd Leno.
Sipas Bild, Liverpooli është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për Lenon.
Jurgen Klopp pëlqen disa portier, ndërsa në krye të listës janë Jan Oblak i Atletico Madridit dhe Alisson i Romës.
Gjermani mbetet alternativ e tyre, por që është më lehtë i arritshëm.
Bayer Leverkusen ka filluar punën që ta kërkojë një zëvendësues për portierin.
Liverpooli është në krye të listës për të arritur marrëveshje, pasi me 25 milionë eurot e ofruara edhe gjermanët janë të kënaqur.
Në anën tjetër nuk përjashtohet as interesimi nga Arsenali dhe Napoli, që e duan portierin.
Leno nuk ka arritur të futet në mesin e tre portierëve që do të shkojnë në Kampionatin Botëror për Gjermaninë.