Liverpooli nuk është më i interesuar për transferimin e mesfushorit të Monacos, Thomas Lemarit, raporton Liverpool Echo.
Gjatë fatit kalimtar veror, Liverpooli bëri përpjekje të pareshtura për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, por përfundimisht dështoi ta bindte gjigantin francez në shitjen e yllit të tij, transmeton Express.
Dhe përkundër lajmeve se Lemar e ka refuzuar edhe një kontratë të re në Monaco, thuhet se Liverpooli ka hequr dorë dhe do t’i hedhë sytë kah objektivat tjera për afatin kalimtar veror.