Liverpool vazhdon të pësojë goditje para finales në Ligën e Kampionëve më 26 maj.
“Reds” për ballafaqimin ndaj Real Madridit nuk mund të llogarisin në Oxlade-Chamberlain, Joel Matim dhe Adam Lallana, për shkak të lëndimeve.
Po ashtu, në dyshim është edhe Emre Can, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, mediat angleze raportojnë se mungesa e radhës te Liverpool do të jetë mbrojtësi i ri anglez, Joe Gomez, po ashtu i lënduar.