Pozita e portierit ka kohë që është pika më e dobët e skuadrës së Liverpoolit, ndërkohë që e ardhmja e portierit të AC Milan, Gianluigi Donnarumma duket se është larg ekipit aktual.
Vërshëllimat e tifozëve të Milanit, kur stadiumit lexoi emrin e Gianluigi Donnarumma përpara sfidës me Fiorentinën dëshmojnë se portieri me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e Milanit.
Për Donnarumma janë të interesuar shumë klube, por pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e portierit duket së është Liverpool.
Në mediat italiane dhe ato angleze po flitet për disa takime që klubi i Liverpool ka bërë me Milanin për sa i përket Gianluigi Donnarumma.
Milani, siç ka bërë me dije edhe më parë, pret një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe është pikërisht kjo pika ku dy klubet nuk bien dakord.
Liverpool nuk ka në plan të paguaj aq para për një portier por Milani duket se nuk lëshon pe, ndërsa një marrëveshje mund të arrihet për diçka më shumë se 40 milionë euro.