Liverpooli mbetet mbrapa në garën për Bellingham

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Liverpool po humbet betejën për nënshkrimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Football Insider thotë se mesfushori është në njëfarë mënyre afër për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Burimet u kanë thënë atyre se babai i Bellingham, Mark, preferon që djali i tij të bëjë lëvizjen në Liverpool, pasi e dëshirojnë edhe tifozët.

Megjithatë raportimi shton gjithashtu se vetë lojtari e ka ‘kthyer kokën’ nga Manchester City dhe Real Madridi.

Çdo transferim larg Borussia Dortmund ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 120 milionë euro, por tre klubet e lartpërmendura do të duken të përgatitura të paguajnë çmimin e kërkuar në mënyrë që të marrin një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Në garë për të janë edhe Chelsea, Manchester United dhe PSG, por që gara për shërbimet e anglezit do të jetë e nxehtë.

Të ngjashme