Liverpooli mposht thellë Brightonin – Salah në histori të Ligën Premier

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 17:59 | Nga

Liverpooli ka fituar në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të këtij sezoni në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur ta mbyll me fitore një sezon superior në Angli, ku siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Serinë e golave për Reds e hapi ylli kryesor i skuadrës, Mohamed Salah, i cili shënoi në minutën e 26-të për 1-0, gol ky i 32-ti këtë sezon në Ligën Premier dhe rekord për gola brenda një sezoni.

Liverpooli gjeti edhe golin e dytë brenda pjesës së parë, ku Dejan Lovren shënoi për 2-0 pas asistimit të Andrew Robertson.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, që shënuan edhe dy gola tjerë, ku i pari erdhi pas vetëm tetë minutave lojë me Dominic Solanke që shënoi për 3-0.

Vendasit nga Anfield vazhduan trysninë, por golin e katër e gjetën vetëm në fundit të ndeshjes me mbrojtësin Robertson, i cili shënoi për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e përmbyll sezonin në pozitën e katërt me 75 pikë, ndërsa Brightoni përfundoi në vendin e 14-të me 40 pikë.

Përveç Liverpoolit kualifikimin në Ligën e Kampionëve e siguruan edhe kampioni Manchester City dhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

https://youtu.be/S7JAlLpoiqI

https://youtu.be/Yw5Ek2P8BZo

https://youtu.be/mZbiU16LLY4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme