Liverpooli para Barcës në garën për Donyell Malen

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është i interesuar që të nënshkruajë me sulmuesin e PSV Eindhovenit, Donyell Malen, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

22-vjeçari, i cili i ka shënuar 17 gola në 29 paraqitje në Eredivisie këtë sezon, ka qenë pjesë e Akademisë së Arsenalit para se të kalonte te ekipi holandez.

Sipas një njoftimi nga Voetbal International, Liverpooli është duke e udhëhequr garën për transferimin e tij gjatë verës.

Barcelona është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e sulmuesit, mirëpo Redsat thuhet se kanë avancuar në garën për nënshkrimin e tij.

Divock Origi pritet të largohet nga Anfield në fund të sezonit, ashtu që Jurgen Klopp e konsideron Malenin si zëvendësim ideal.

Si pasojë e krizës financiare të PSV-së nga pandemia e coronavirusit, shumë lojtarë pritet të largohen, ndërsa holandezi mund të shitet për 25 milionë funte (29 milionë euro). 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme