Milot Rashica me shumë gjasa do të lëvizë në merkaton e verës. Klauzola e tij prej 35 milionë eurosh ka vënë në lëvizje shumë skuadra, por Liverpool, sipas medieve britanike, është ekipi favorit për firmën e tij.
23-vjeçari ka qenë lojtari i vetëm që po bën një sezon të mirë në Bundesliga, pasi Werderi i tij, rrezikon rënien nga kategoria. Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e Kloppit.
Për të siguruar firmën e tij, Liverpool është gati të heqë dorë edhe nga Lallana, duke mos i rinovuar kontratën mesfushorit anglez, raporton abcnews.
Gjithashtu, në verë pritet të largohet edhe Shaqiri, kështu që afrimi i Rashicës duket mëse i logjikshëm.