Liverpooli po planifikon dy parada triumfale nëse e fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Qytetit të Liverpulit e ka konfirmuar se janë duke i hartuar planet për dy festime të mëdha për ‘The Reds’.

Skuadra e Jurgen Klopp do të pres që të gabojë Manchester City në këtë fundjavë dhe pastaj të vazhdojë të fitojë ndaj Tottenhamit në Madrid më 1 qershor.

Dy festimet po përgatiten për të hënën, më 13 maj dhe pastaj të dielën, më 2 qershor dhe të dyja fillojnë nga ora 16:00.

Liverpool

Asnjë klub anglez nuk ka arritur t’i fitojë të tre trofetë që kur e bëri Manchester United, që e kishte fituar edhe FA Kupën, në vitin 1999, duke fituar tre trofe atë vit.

‘Djajtë e Kuq’ kishin një paradë me 500,000 tifozë në rrugët e Manchesterit në atë kohë.

Liverpool . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City ende nuk i ka zbuluar planet.

City është në krye të Ligës Premier me vetëm një pikë më shumë dhe do të përballet  me Watford në finalen e FA Kupës në 18 maj.

Pep Guardiola dhe Leroy Sane (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

City gjithashtu ka fituar Kupën Carabao.

Liverpool do të mbështetet te Brighton që është i detyruar ta mund ose të marr barazim, që ta fitojnë Ligën Premier. 

Të ngjashme