Kryeministri shqiptar Edi Rama, me deklaratat e tij për hapjen e kufijve së pari i dërgon një mesazh Bashkimit Evropian se nëse procesi i anëtarësimit të Shqipërisë nuk përshpejtohet, kthehet alternativa, e cila do të mblidhte të gjithë shqiptarët nën një kulm shtetëror, ligjor e politik.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri serb njëherësish ministër i Tregtisë Rasim Ljajiq.
” Brenda Procesit të Berlinit dhe CEFTA, tashmë kemi negociuar lehtësimin e tregtisë, tashmë kemi nënshkruar Protokollin 5 që nënkupton lehtësimin e ekonomisë, përveç Kosovës “, tha ai për Tv Prva duke shtuar se kjo nënkupton pranim i certifikatave të ndryshme dhe reduktim i priteve në kufi, transmeton Klan Kosova.