Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe pranë varrit të gjeneralit, Shaban Shalës dhe ka vënë kurora lulesh me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së tij.
Më këtë rast, kryetari Lladrovci theksoi se ndjehet i nderuar duke i shpreh respekt jetës dhe veprës së Gjeneral Shaban Shalës.
“Sot, i përkulem me nderim, jetës dhe veprës së Gjeneral Shaban Shalës, njëri nga personalitetet më të devotshme të vendit tonë dhe që Komunës sonë i shton krenarinë. Përkushtimi i tij jetësor për liri dhe pavarësi do të jetë shembull ndër breza”, theksoi Lladrovci.
Ai i shoqëruar nga deputetja Sala Berisha-Shala, deputeti Elmi Reçica, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, bashkëveprimtari Nuhi Ahmeti, Abdullah Dërguti, Behxhet Shala, Idriz Hysenaj, bashkëveprimtarë të tjerë, familjarë e qytetarë.