Lladrovci fton biznesmenët e Trevizos për investime në Parkun e Ri të Biznesit

Drenas | 01 Tet 2017 | 23:29 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qëndruar në Trevizo të Italisë, ku ka takuar disa pronarë biznesesh në këtë qytet, me pronarë shqiptarë ose me shumicë të punëtorëve shqiptarë, me të cilët ka biseduar për mundësitë e zhvillimit të biznesit në Drenas.

“Në takim me biznesmenët në Trevizo, z. Lladrovci i ftoi për investime në Parkun e Ri të biznesit duke ua bërë me dije, lehtësirat e të bërit biznes dhe përkrahjen nga komuna”, thuhet në një komunikatë shtypi të Komunës së Drenasit.

“Komuna e Drenasit ju mirëpret për vizitë dhe investime. Shpreh kënaqësinë për suksesin Tuaj këtu, me kushtet që ofron Parku i Ri i Biznesit, Drenasi II, do të përsërisni suksesin tuaj edhe në Kosovë”, ka theksuar Lladrovci, duke dhënë në detaje kushtet për investime.

Sipas njoftimit të Komunës, pronarët e bizneseve, e falënderuan Lladrovcin për ofertën, dhe e siguruan atë se në një kohë të afërt do ta bëjnë një vizitë në Drenas.

Disa nga këto biznese promovojnë prodhimet dhe shesin produktet e Kosovës në Itali që tashmë kanë filluar të kenë edhe sukses në tregun italian.

Image may contain: 2 people

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme