Lladrovci “inspekton” nxënësit në Kuizin e Diturisë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 21:09 | Nga

Në shkollat fillore të Drenasit ka filluar gara e “Kuizit të Diturisë” e cila mbahet për secilin vit me nxënësit e klasave nga VI deri të IX.

Në këtë kuiz të fazës së dytë, pas përzgjedhjes së shkollave nga tre nxënësit me të mirë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i porsaemëruar i arsimit, Tafil Halilaj.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka uruar të gjithë nxënësit ne garën e diturisë, duke motivuar ata që e nesërmja është në duart e tyre, nëse arrijnë të jenë të dalluar dhe pjesëmarrës në gara që zhvillohen për dituri.

Kuizi i Diturisë në fazën e parë është mbajtur ne nivel shkolle, pra ne të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta, ne 29 shkolla, me nxënësit e klasave të VI deri në të IX, pastaj të enjten është zhvilluar faza e dytë në nivel komunal, ku secila shkollë ka prezantuar me 3 nxënësit të cilët kanë treguar sukseset me të mëdha në fazën e parë ne nivel shkolle.

Kuizi i Diturisë është mbajtur në lëndët e testit të arritshmërisë; gjuhës shqipe, angleze, histori, gjeografi, matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji. Rezultatet e testit do të përpunohen nga komisioni komunal i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe nga përfaqësuesi i secilës shkollë dhe do të dalin gjatë këtij muaji, ku do të përzgjidhen tri vendet e para ne këtë garë tanimë tradicionale të diturisë.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme