Lladrovci kërkon të zgjatet afati për regjistrim të popullsisë

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar zgjatjen edhe për dy javë të afatit për regjistrimin e popullsisë.

“Kërkoj të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë. Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, më 5.4.2024, kam paralajmëruar vështirësitë që e kanë përcjellë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qendror dhe kam kërkuar zgjatjen e afatit. Para kësaj, po ashtu, më 2 nëntor, kam ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit. Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim tëpërmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.”

Ai tha se këtë kërkesë me shkrim ia ka bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati.

Lladrovci ka ftuar qytetarët e Drenasit që të regjistrohen.

tha se këtë kërkesë me shkrim ia ka bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati.

Lladrovci ka ftuar qytetarët e Drena

Të ngjashme