Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë mirënjohje për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, i cili edhe ka qëndruar në shumicën e aktiviteteve të organizuar për shënimin e kësaj dite.
Kryetari Lladrovci ka thënë se këtë mirënjohje i dorëzon bashkëvendësit, Herolind Shala për kontributin e dhënë në sensibilizimin e futbollit në arenat ndërkombëtare.