Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe avokates Ermira Zhuri me seli në Treviso të Italisë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe avokatja Ermira Zhuri kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për katër (4) studentë të Komunës së Drenasit.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, avokatja Ermira Zhuri financon katër (4) bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2018-2019, ku vlera e një burse është 500 (pesëqind) euro.
Kujtojmë se Komuna do të shpall konkurs për vitin akademik 2018-2019 dhe në bazë të kritereve të konkursit do të përzgjedhen të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna ashtu edhe nga donatorët.