Lladrovci përgëzon Mimi Kodhelin, ‘Qytetare Nderi’ e Drenasit, për emërimin në NATO

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar zonjën Mimi Kodheli, me rastin e emërimit Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u shprehur se është lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.


Kryetari Lladrovci ka cekur se “ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi “Qytetare Nderi”.”

Postimi i plotë i Lladrovci:

Zonja Mimi Kodheli, “Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit, është zgjedhur Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.
Ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi “Qytetare Nderi”. Ne i urojmë znj. Kodheli suksese me përgëzimet që të vazhdojë të na bëjë krenar duke e fuqizuar NATO-n dhe sigurinë globale.
Urime, suksese znj. Mimi Kodheli. Dalshi faqebardhë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme