ryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu, të hënën kanë pritur në takim dy përfaqësueset e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Altina Nika, kryetare dhe Rina Shabani, nënkryetare.
Gjatë këtij takimi, kryetari Lladrovci, ka pranuar revistën “Realiteti” nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal si dhe raportin financiar të gjashtëmujorit të parë të këtij viti për realizimin e projekteve nga KVRL-ja. Kryetari Lladrovci ka përgëzuar të pranishmet për transparencën financiare në realizimin e projekteve të subvencionuara nga Komuna e Drenasit dhe ka inkurajuar që të sjellin projektin e detajuar për planifikimin e buxhetit për vitin 2018.
“Jam krenar me punën tuaj që keni bërë deri me tani, ku keni inkurajuar shumë të rinj të merren me aktivitete kulturore, keni qenë shumë transparente në realizimin e projekteve dhe ju inkurajoj të vazhdoni kështu sepse deri më tani keni dëshmuar me punë, vullnetin e të rinjve, ku keni përçuar mesazhin edhe të bashkëmoshatarët tuaj”, ka thënë kryetari Lladrovci.