Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci del të jetë shumë i lumtur sot, pasi që, në një postim, ka uruar për Drenasin dhe Drenicën për fillimin e punëve në autostradën me katër korsi, nga Gllobari për Trestenik, pjesë e autostradës së planifikuar nga Skënderaj për Komoran.
Lladrovci, ka theksuar se “rrjetëzimi i Drenicës me autostradë, do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët, jo vetëm të Drenicës por të gjithë atdhetarëve që vijnë me rastin e ditëve të shënuara, në këtë zonë të pasur me histori. Drenica i meriton gjithë të mirat e lirisë tonë!
Ai po ashtu ka falënderuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn dhe kontribuuesit tjerë për këtë vepër madhore në Drenicë.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Premtimet tona i bëjmë vepra! Rruga me katër korsi, sot ka filluar të ndërtohet.
Është ditë e madhe për Drenicën, Drenasin dhe krejt Kosovën, sot filluan punimet në rrugën me katër korsi, nga Gllobari deri në Trestenik.
Faleminderit Kadri Veseli, Pal Lekaj dhe të gjithë kontribuuesve tjerë!
Rrjetëzimi i Drenicës me autostradë, do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët, jo vetëm të Drenicës por të gjithë atdhetarëve që vijnë me rastin e ditëve të shënuara, në këtë zonë të pasur me histori. Drenica i meriton gjithë të mirat e lirisë tonë!
Faleminderit edhe kompanisë e cila me seriozitet ka filluar punën.
Urime Drenas, gëzuar Drenicë!”.