Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ka shpalosur programin e tij për kulturë, rini dhe sport.
Lladrovci, tha se do ta rregulloj këtë stadium dhe do të ndërtojë poligone sportive aty ku ka nevojë, këtë do ta bëjë në fshatin e tij Tërstenik.
Lladrovci përmendi edhe se krahas tre bibliotekave që ka komuna, ai do të ndërtojë edhe tre të tjera.
Ai premtoi se do të bëhet edhe java e filmit amerikan, gjerman dhe francez, dhe se se sportistët në këtë komunë do të trajtohen si ambasadorët më të mirë.
Lladrovci ka pohuar se do të angazhohet edhe në botimin e librave që lidhen me historinë e Drenasit.
Për projektet për kulturë, rini e sport në vitin 2017, Lladrovci ka treguar se investimet kapitale arrijnë vlerën prej 270 mijë euro.
Lladrovci në raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas, më 18 dhjetor kundër-kandidat do ta ketë Isa Xhemajlajn e NISMAS, i cili tashmë ka lidhur koalicion edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenorin si dhe me Elmi Thaçin e Aleancës Kosova e RE.