Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me Drejtorin e Urbanizmit, Idriz Hysenaj, ka pritur në takim drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Shkelzen Qorri, drejtorin e Departamentit të Sigurisë në ARRH, Afrim Mehmetaj dhe drejtoreshën e Departamentit të Interoperabilitetit në ARrH, Zyrafete Krasniqi.
Ne këtë takim është diskutuar për sigurinë e komunikacionit, me theks të veçantë vendkalimet dhe sinjalizimet e tyre në vijën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë e cila kalon në Komunën e Drenasit, mundësia për vendosjen e laurave ne ato vende ku kërkesat dhe qarkullimi është më i madh.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave për bashkëpunimin e ndërsjellë për sigurimin e vendkalimeve mbi hekurudhë dhe për zbatimin e Ligjit për Siguri në vendkalimet mbi hekurudha.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Shkelzen Qorri, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka thënë se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave është i gatshëm në mbrojtjen dhe respektimin e ligjshmërisë të kësaj natyre.
Ne territorin e Komunës së Drenasit janë 24 vendkalime hekurudhore, 19 prej tyre janë legale dhe 5 ilegale. Për vendkalimet e rrugëve regjionale obligim ligjor për sinjalizim dhe mirëmbajtje të tyre është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa vendkalimet e rrugëve lokale i takojnë Komunës për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e tyre.