Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga drejtoreshat e Komunës, gratë asambleiste nga të gjitha përfaqësimet politike në Kuvendin Komunal dhe drejtoreshat e shkollave, kanë vizituar komandanten e re të Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami.
Kryetari Lladrovci ka uruar komandanten Bajrami për detyrën e re dhe ka thënë se bashkëpunimi me Stacionin Policor në Drenas do të vazhdoj për ruajtjen dhe sigurinë publike për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe gjithë të pranishmet për vizitën dhe është zotuar se bashkëpunimi ndërinstitucional nuk do të mungoj për të mirën e qytetarëve të Drenasit.