Lladrovci takon përfaqësuesit e Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 16:00 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Drejtoreshën e Departamentit për Shërbime Juridike nga Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi dhe përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, Muhamet Brahimi dhe Rrona Berisha, ku ka mirëpritur projektin për ndihmë juridike edhe në Drenas dhe ka ofruar bashkëpunim për krijimin e një hapësire për kryerjen e këtij shërbimi për qytetarët.

Të pranishmit kanë treguar fazën e implementimit të projektit kryetarit Lladrovci dhe rendësin e shtrirjes së shërbimit për ndihma juridike falas për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe kanë kërkuar nga kryetari përkrahjen e tij për të jetësuar këtë projekt edhe në Drenas.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas dhe GIZ-in për shtirjen e projektit edhe në Komunën e Drenasit, sidomos para disa muajve kur ky agjencion ka qëndruar me makinë mobile në oborrin e Komunës dhe është zotuar se do të ofrojë bashkëpunim edhe implementimin e këtij projekti për të mirën e qytetarëve të Drenasit. Lladrovci ka thënë se do të sigurojnë një hapësirë të punës për të ofruar shërbimin e këshillave juridike për qytetarët.

Të ngjashme