Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, me të cilët është në partneritet për krijimin e Hartave Zonale të Komunës dhe Planin Zhvillimor Komunal.
Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it lidhur me ndihmën e ofruar për hartimin e Hartës Zonale dhe Planit Zhvillimor Komunal, transmeton Ekonomia Online.
Ai ka prezantuar hapat të cilët janë ndërmarrë nga ana e komunës për hartimin e këtyre planeve, ku fillimisht janë nxjerrë vendimet për hartimin e PZHK-së dhe HZK-së, pastaj janë formuar edhe Ekipi Komunal i Planifikimit (EKP) dhe Ekipi Këshillues i Komunitetit (EKK).
Sipas një komunikate nga komuna e Drenasit, udhëheqësi i projektit nga ana e GIZ-it, Michael Becker, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për ofrimin e bashkëpunimit për zhvillimin e këtyre dy projekteve të cilat janë të një rendësie të veçantë për Drenasin.
Ai ka shtuar se GIZ-i është i gatshëm edhe ne të ardhmen të bashkëpunojë dhe të ofrojë ndihmë profesionale komunës në realizimin e projekteve të cilat janë me interes të përgjithshëm për qytetarët.
Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me GIZ-in është duke hartuar edhe bazën e të dhënave (data bazën) e Komunës me një kompani e cila është e kontraktuar nga ana e GIZ-it.
Kryetari Lladrovci dhe udhëheqësi nga ana e GIZ-it, Becker janë dakorduar që të bashkëpunojnë edhe në faza të tjera të këtyre projekteve.