Lladrovci, Veselit: Ju presim ngadhënjimtar, si gjithmonë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas konfirmimin të aktakuzës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Lladrovci ka shprehur trishtimin e tij për këtë lajm që ka marrë, duke thënë se është dëshmi e egërsisë së kundërshtarëve, planet e tyre dhe tendencat për ta nxirë shtetin dhe UÇK-në, rrugën tonë të drejtë për liri.

Ai tha se Veseli është njëri nga heronjt e luftës së UÇK-së dhe e pret të kthehet ngadhënjimtar.

Reagimi i plotë:Miku im Kadri Veseli,Jam i trishtuar nga lajmi se ke marrë rrugën për Hagë. Është dëshmi e egërsisë së kundërshtarëve tanë, planet e tyre dhe tendencat për ta nxirë shtetin dhe UÇK-në, rrugën tonë të drejtë për liri.Ne jemi zotuar me jetën tonë, nga rinia jonë hershme se do t’i qëndrojmë besnik atdheut dhe interesave të kombit tonë. Kemi qenë bashkë, kur kemi filluar të ngjitemi mbi barrikada dhe të armatosemi për liri kundër kriminelëve që torturonin popullin tonë.Ne ishim bashkë, kur i varrosnim shokët tanë dhe kur përgatiteshim për luftën tonë çlirimtare.UÇK ishte krijesë që buronte nga zemrat e rinisë tonë që trashëgonte frymën e Skënderbeut, duke u rreshtuar pas Komandantit tonë legjendar Adem Jasharit. Ishte rini dhe popull që barti moralin tonë për liri ndër gjenerata si amanet i shenjtë.Ne kemi qenë bashkë kur kemi filluar të rreshtohemi në UÇK, kur ka filluar lufta frontale deri në bombardimet e NATO-s.As sot nuk na ndajnë akuzat e makinerisë shpifëse, sepse kemi qenë dhe jemi në rrugën e ndritur të lirisë.Rruga jonë ishte e drejtë, qëllimet tona ishin të mira dhe lufta është zhvilluar në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Për këtë, jemi të gjithë krenar.Hartuesit e akuzave i pengojnë heronjtë tanë të gjallë. Ata nuk i durojnë heronjtë e gjallë, të ushtrisë më të suksesshme çlirimtare të shekullit 20.Ju, miku im Kadri, jeni një nga këta heronj.Andaj, shoku im, miku im, Kadri Veseli, përjetë do të mbeteni faqebardhë, ashtu siç keni qenë faqebardhë gjatë gjithë jetës Tuaj.Ju presim ngadhënjimtar, si gjithmonë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme