Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vizituar Kongresin e Manastirit në Manastir me rastin e shënimit të 109 vjetorit të alfabetit.
Lladrovci ka thënë se manastiri do të mbetet prore kujtesë krenarie, bashkimi e dinjiteti nacional.
Respekt për përjetshëm për aktin historik ka shtuar Lladrovci.
“Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, në Librin për këtë rast, kam shkruar: Në historinë tonë, Manastiri mbetet prore kujtesë krenarie, bashkimi dhe dinjiteti nacional. Me respekt ndaj gjeneratave të tëra që nga këtu ushqyen dhe mëkuan bashkimin tonë. Me respekt të përjetshëm për këtë akt historie, nga Ramiz Lladrovci” ka thënë Lladrovci.