Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me ftesën e menaxhmentit të ndërmarrjes së Ferronikelit, ka vizituar fabrikën me ç’rast ka bërë edhe homazhe tek përmendorja ku janë të kalitur emrat e të vrarëve në luftën e fundit që ishin punonjës ne këtë ndërmarrje.
Lladrovci ka mbajtur takim me drejtorin menaxhues të ndërmarrjes Iftach Ben Shlomo si dhe ka marr pjesë edhe ne koktejin me punëtorët e ndërmarrjes ku edhe i ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës.