Llapi rrit presionin te Feronikeli, Drita mposht Ferizajin

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Superliga e Kosovës ka hapur xhiron e 22-të me dy ndeshje në orar.

Drita në stadiumin e qytetit në Gjilan ka mundur 1:0 Ferizajin.

Në ndeshjen tjetër, Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ka mposhtur 3:1 Trepçën ’89.

Me këtë fitore Llapi numëron 47 pikë, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke shpresuar në ndonjë gabim eventual të Feronikelit.

Të ngjashme