Llogaria e Trumpit në Twitter ishte hakuar javën e kaluar

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Llogaria e Twitterit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte hakuar javën e kaluar, pasi një hulumtues holandez e kishte qëlluar passwordin e tij: “maga2020”, raporton “The Guardian”.

Victor Gevers, një ekspert i sigurisë, ka pasur qasje në mesazhet e Trumpit dhe ka mundur të postoj edhe “tweets” dhe po ashtu të ndërrojë emrin dhe profilin, shkruan gazeta holandeze “De Volkskrant”.

Gevers – që edhe në të kaluarën kishte hyrë në llogarinë e Trumpit në vitin 2016 – arriti të futej duke qëlluar passwordin. Ai provoi passwordin “maga2020!” në tentimin e pestë dhe funksionoi. Maga qëndron për sloganin që shpesh e përdor Trumpo “Make Amerika Great Again”.

“Unë prisja të bllokohesha pas tentimit të katërt. Apo së paku të më kërkonin informata shtesë”, ka thënë Gevers.

Twitter ka mohuar këtë raport. Por Gevers thotë se lehtësia me të cilën siguroi qasjen nënkupton se presidenti i SHBA-së nuk po përdor masa bazike të sigurisë si ajo e verifikimit me dy hapa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme