Llorente ecën gjurmëve të familjarëve të tij

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë dy muajve të fundit Marcos Llorente ngadalë, por sigurt ka bërë që të bjerë në sy. Zbulimi më i madh i trajnerit të ri Santiago Solari, mesfushori Llorente, ka shfrytëzuar maksimalisht rastin që i është ofruar pas lëndimit të Casemiros, duke çimentuar vendin e tij me çdo pasim që bënë.

Ndonëse Llorente është i pari që ka pranuar se shënimi i golave nuk është pika e tij e fortë, goli i tij fenomenal në finalen e Botërorit të klubeve të vitit 2018 në Emiratet e Bashkuara Arabe, që po ashtu ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e Real Madridit, vetëm sa ka konsoliduar vendin e tij në skuadrën e parë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ia dedikoj këtë gol gjithë familjes sime, gjithë shoqërisë dhe po ashtu të dashurës sime. Ata kanë vuajtur me mua kur isha në periudhë të vështirë dhe kur vuaja unë po ashtu. Kjo është për ta”, ka thënë Llorente.

Familja e tij ka lidhje shumë të forta me Real Madridin.

Babai i tij, Paco Llorente, ishte sulmues anësor te klubi nga viti 1987 deri në vitin 1994. Xhaxhai i tij Julio kishte qenë mbrojtës i Realit nga viti 1987 deri më 1990. Ndërkohë dy xhaxhallarët e tjerë Jose Luis dhe Tonin kishin luajtur basketboll për Real Madridin. Ndërkohë daja i babait të tij, Franciso Gento, është legjendë e Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme