Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin lidhur me çështjen e Investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.
Lluka tha se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të “Kosovës së Re”.
“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh te obligimeve”.
“Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë”.
“Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të mars do ta pranojmë një raport të detajuar”.
“Brenda muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të ‘Kosovës së Re’”, tha Lluka.
LEXONI EDHE: