Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për problemet që janë me pagesat nga ana e veriut të Mitrovicës për ujësjellësin dhe energjinë, raporton Ekonomia Online.
Lluka tha se Ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasimin e asaj pjese.
“Ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasim e sidomos në pjesën veriore dhe ka në vazhdimësi probleme me pagesa që ka nga Iber Lepenci e KEDSI”, tha Lluka.
Ai kërkoi nga kabineti qeveritar që të merren masa në këto probleme.
“Për sasinë e ujit që furnizon veriun hyjnë ne obligime të TVSH, TVSH paguhet për ujin qe shkon në veri dhe nuk inkasohet çdo gjë që do të mundeshim të bënim do ishte e mirëseardhur”, shtoi Lluka.