Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka uruar ditën e bashkimit të Gjermanisë, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Ndër të tjera, Lluka ka shkruar se Qeveria gjermane vazhdon të ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme, posaçërisht në ekonomi.
Statusi i plotë i Llukës:
“Sot, një pjesë e kabinetit qeveritar, kemi pritur delegacionin e lartë nga qeveria gjermane??, kryesuar nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, per te festuar ditën e unifikimit të Gjermanisë??.
Qeveria Gjermane vazhdon të ndihmoj Kosovën ?? në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në ekonomi. Projektet siç janë Energjia Efiçiente⚡️ ♻️, Trajtimi i Ujërave?të Zeza dhe Teknologjia Informative? janë të ndërlidhura ngushtë me Gjermaninë dhe ndihmën Gjermane, për çka i jemi falenderues përgjithmonë. ??????
Glückwunsch zum Tag der Deutschen Einheit.
Urime dita e bashkimit të Gjermanisë”, ka shkruar Lluka në “Facebook”.