Lluka: Investitorët në Kosovë ndihen si në shtëpinë e tyre

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 15:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thotë se investitorët në Kosovë ndihen si në shtëpinë e tyre.

Duke folur në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, Lluka tha se fokusi i tij në krye të MZhE-së është që të dëshmohet se në Kosovë ka një mjedis të mirë për investitorët.

“Legjislacioni aktual krijon hapësirë të sigurt për investitorët, përfshirë marrëveshjet që kemi me disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Investitorët në Kosovë ndihem më mirë, ndihen sikur në shtëpi, dhe janë të mbrojtur gjatë operimit këtu,”është shprehur Lluka, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur edhe për Ligjin për investimet strategjike, dhe shton se Qeveria është duke u angazhuar direkt për sjelljen e investitorëve.

“Duhet të theksohet po ashtu Ligji për investimet strategjike. Ky ligj ka kaluar në qeverinë e kaluar, këtyre muajve e kemi finalizuar me legjislacion sekondarë që e bëjnë ligjin më efektiv fizikisht. Ekziston një potencial i madh i Qeverisë për të punuar direkt me investitorët për të ardhur në Kosovë, apo për të zgjeruar operimin e atyre ekzistues.”

“Ne kemi nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar ndërtimin e termocentralit të ri, që hapë dyert për më shumë kapacitete, dhe kjo do të sjellë stabilitet në prodhimin e energjisë elektrike edhe për bizneset. E dimë se shumë kompani prodhuese kanë sfida të mëdha sa i përket furnizimit me energji elektrike. Kjo është çfarë ne duam të shmangim.”

Sfidë tjetër përmendi konsumin e dyfishtë të energjisë elektrike gjatë dimrit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/be-kosova-me-mire-se-rajoni-rriti-zhvillimin-ekonomik-ne-5/

 

Të ngjashme