Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me ftesë të Presidentit të Forumit Evropian të Alpbachut, Franz Fischler, ka marrë pjesë në simpoziumin politik që për temë kishte strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerim dhe perspektivën e shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian.