Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, e ka paralajmëruar Bordin e Telekomit që do ta shkarkojë nëse vazhdohet gjendja e njëjtë e instalimit të nepotizmit.
Ministri Lluka, siç raporton KTV-ja është duke mbledhur fakte që kur të propozojë vendimin te qeveria, ai t’i miratohet.
Këtë qëndrim ia ka bërë me dije edhe vetë Bordit që është arsyetuar se punësimet kanë ardhur nga menaxhmenti i Telekomit.