Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka paralajmëruar se Posta dhe Telekomi i Kosovës do të marrin pagat deri në javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se komuniteti ndërministror për ndërmarrje publike ka marrë vendim që të shtyjë afatin e shefit ekzekutiv të postës deri kur të hapen procedurat për shpalljen e kësaj pozite.
“Siç e dini komuniteti ndërministror për ndërmarrje publike ka rekomanduar ta shtyjë afatin e shefit ekzekutiv aktual edhe për një afat sa të zgjedhet bordi dhe sa të hap procedurat për shpalljen e kësaj pozite, një gjë e tillë do të futet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që do të jetë këtë javë, pasi kalon në mbledhje të qeverisë autorizohet personi i caktuar dhe pagat posta edhe Telekomi do t’i marrin këtë javë ose javën tjetër”, theksoi Lluka.
I pari i kësaj ministrie këtë e tha pas njoftimit të Postës së Kosovës se me datë 1 prill do të vijnë në një gjendje ku ndërmarrja mund të mos bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe të përballet me aktivitete të ndryshme sindikale të cilat ne i kuptojmë si të arsyeshme.