Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, sot ka mbajtur takim me organet përgjegjëse për sektorin e energjisë në vendin, gjegjësisht Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KOSTT,
Siç njofton ministri Lluka, ka kërkuar raportim rreth situatës energjetike në vend.
“Në këtë takim u diskutuan masat të cilat duhet të merren për tu parandaluar ndërprerjet e paplanifikuara si dhe u kërkua mobilizim që të kalohet sezona dimërore pa probleme të mëdha. Gjithashtu u interesova të kuptoj nga KEDS dhe KOSTT zgjidhjen e disa shqetësimeve të cilat i kam marrë nga banorët e Fushë Kosovës, Suharekës dhe Prishtinës për ndërprerje të energjisë elektrike. Konstatimi i përgjithshëm ishte që tashmë situata energjetike është stabile në gjithë vendin dhe se ndërprerjet e vetme që mund të ndodhin janë për shkak të mbingarkesave në zona të caktuara në Kosovë”, ka shkruaj Lluka.