Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka vendosur nga një lule për secilin anëtar të familjes Jashari.
“Sot vendosa nga një lule për secilin prej 59 Jasharve që pushon i qetë në Prekazin e baces Adem!
Për festën e flamurit dhe për ditëlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari, sot, kabinetet qeveritare të të dy vendeve, vizituan Prekazin e bukur.
Gjithmonë Prekazi më sjellë emocione të forta.
Lavdi dëshmorëve të rënë për liri!”, ka shkruar Lluka në “Facebook”.