Lobuesja serbe në Kongresin amerikan kërkon ndërprerjen e ndihmave për Kosovën

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kongresistja nga Nju Jorku, Claudia Tenney, ka paraqitur një “projekt-ligj” i cili do të ngrijë të gjithë ndihmën për Kosovën derisa ajo të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.

Claudia Tenney, është kryetare e grupit lobues serb në Kongres. Ajo ka paraqitur një projekt-ligj që “do të pezullonte të gjithë ndihmën për Kosovën derisa ajo të përmbushë detyrimet e saj”.

“Ndërsa ne jemi dëshmitarë të shtypjes dhe diskriminimit të vazhdueshëm të serbëve të Kosovës, është e domosdoshme që SHBA të vazhdojë të angazhohet për stabilitet në rajon. Prezantova mbeshtetjen e Aktit të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për të siguruar që SHBA nuk do të dërgojë ndihmë në Kosovë derisa të përmbushen dispozitat kryesore të marrëveshjes”, ka treguar Tenney në rrjetin social X se e ka kryer detyrën e saj si lobuese serbe.

Të ngjashme